Cucumber Oil Tact

100 ml

Vaji i Kastravecit

Vetitë Shëruse:

Kastraveci bën pjesë në familjen e perimeve. Ai njehet që prej kohëve më të lashta. Vendi i tij i origjinës është India Lindore, ku ka qënë kultivuar që prej rreth 3000 vjetësh P.K. Kastraveci është i dobishëm kryesisht në pastrimin e gjakut, shërben si diuretik dhe pastron fshikëzën e urinës nga papastërtitë. Ai ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kokës dhe përdorimi i tij u këshillohet të sëmurëve me diabet, duke qenë se ai ndihmon në pastrimin e trupit nga helmet dhe sidomos tek të sëmurët me urinë diabetike. Kjo rezulton për faktin se kastraveci përmban një element të ngjashëm me insulinën, i cili ndihmon në pakësimin e nivelit të sheqerit në gjak, veçse në përqindje të ulëta. Vaji i farave të kastravecit: Substancat më efektive të kastravecit përqendrohen tek farat. Farat e kastravecit, pasi  thahen, merren dhe lahen. Më pas ato thahen dhe shtrydhen në gjendje të ftohtë me qëllim për të ruajtur strukturën kimike dhe për të pasur efektshmëri maksimale në përdorimin e tij mjekësor.

  1. Përdoret kundra shiritit.
  2. Përdoret në rastet e infeksione të rrugëve urinare, sëmundjet e zorrëve, si dhe ndihmon në dhimbjet e barkut dhe në rastet me kapsllëk.
  3. Ndihmon në reduktimin e aciditetit të stomakut.
  4. Ndikon si qetësues, përdoret në trajtimin e sëmundjeve nervore, kthimin e humorit dhe largimin e tensionit.
  5. Trajton sëmundjet alergjike, sidomos alergjinë e lëkurës dhe urtikariet.
  6. Vaji i farave të kastravecit përdoret si përbërës në preparatet estetike. Ai shërben si zbutës e rifreskon lëkurën nga sëmundjet që e acarojnë atë, në mënyrë të veçantë kur shkak është ekspozimi në diell apo dëmtimet e tjera që pëson ajo.

Përdorimi: Një luge të vogël [çaji] nga vaji i Kastravecit pihet dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje pas buke deri në normalizim të plotë të gjëndjes. Ndërsa në mjekimin e shiritit dhe të kapsllëkut rekomandohen dy lugë caji.

Vërejtje: Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tij nga gratë shtatëzëna apo me gji.