Zait Al Hayee Hemani

250 ml

Vaji i Gjarprit

Përbërja:

Vaji i gjarprit është një grup vajrash natyrorë bimorë dhe të posaçme për efektin e tyre ndaj lëkurës së kokës,  rrënjëve të flokëve dhe për ndikimin që kanë në të gjitha fazat e rritjes së flokut. Ndët vajrat që përbëjnë këtë produkt jane vaji i i gjetheve te dafinës, vaji i bajames së ëmbël, vaji i embrion të grurit, vaji i kastorit, vaji i susamit, vaji i ullirit.

Veçoritë dhe dobitë e këtij vaji:

Të gjithë vajrat që e përbëjnë vajin e gjarprit janë përzgjdhur me kujdes, me qëllim që secili prej tyre të japë efektin dhe të luajë rolin e dëshiruar që prej fazës së zhvillimit të qelizës së flokut deri në rritjen e tij. Këtu janë vlerësuar vajrat që ushqejnë rrënjën e flokut, e pastrojnë atë nga elementet e dëmshme (si radikalet e lira) dhe që përmbajnë substanca të vlefshme, që e pastrojnë atë nga mikrobet, viruset, këpurdhat dhe parazitët e ndryshëm që dëmtojnë lëkuren e kokës. Këto vajra ushqejnë dhe i japin flokut butësi maksimale.

Përdorimi:

Në lëkurën e kokës hidhet një masë e konsiderueshme e këtij vaji në vartësi të dendësisë së flokut  dhe fërkohet skalpi mirë jo më pak se 5 minuta. Më pas fërkohen flokët me këtë vaj butësisht që vaji të mbërrijë deri në majat e flokëve. Lihet në këtë gjendje për një orë më së paku. Më pas behet larja e kokës me një shampo të përshtashme. Ky proces përsëritet dy herë në javë për një periudhë tremujore me qëllim që të arrihet rezultati i dëshiruar.

  1. Ndihmon për të mbrojtur flokët nga zbokthi.
  2. Parandalon rënien e flokëve dhe stimulon folikulat e flokëve.
  3. Ndihmon në zgjatjen e flokëve
  4. Ndihmon në riparimin e majave dyshe.