Black Seed Oil Pure Dallah

125 ml

Vajit i Farës së zezë 100 % BIO

Çfarë është fara e zëzë

Përshkrimi botanik: Kjo është një bimë e zakonshme e zezë kërcelli i së cilës rritet nga 40 deri në 60 cm. Kjo bimë ka gjethe të ndara mirë dhe lule të kaltra. Lulet rriten në skajet e degëve, ndërkohë që gjethet rriten në çifte karshi njëra-tjetrës, në anën tjetër të kërcellit. Kur lulja e saj thahet fara e zezë piqet. Fara e zezë {Nigella Sativa} është bimë që riprodhon vetveten dhe formon një kapsulë frutore të përbërë nga shumë fara të bardha. Kur kapsula frutore është pjekur, ajo hapet dhe farat të cilat gjënden brënda saj i ekspozohen ajrit, duke u bërë më pas të zeza.

Fara e zezë njihet me një seri emrash ndër to po përmëndim: - Karuay i zi, Kumini i zi, Kalonji, Schuarzcummel, Sinouj, Lulja Nutmeg, Shonaiz, Fara Botanike Mjekësore, Fara Koriandere, Habba Seuda, [fara e zezë] ose Habetul Barakah që do të thotë në Arabisht [fara e bekimit]. Ndryshe njihet në latinisht me emrin {Nigella Sativa}. Vaji i posacëm i nxjerrë nga këto fara të zeza është përdorur për preparatet mjekësore. Fara e zezë konsiderohet e huaj për rajonin mesdhetar, por kultivohet në pjesë të tjera të botës, përfshirë Arabinë Saudite, gadishullin Arabik, Afrikën Veriore dhe një pjesë të Azizë. Emri Nigella vjen nga fjala latine nigellus, që do të thotë e zezë. E vogël dhe leshatore, jo më shumë se 3 mm e gjatë, fara e zezë del nga bima e zakonshme [Nigella Sativa] e familjes {ranuncunaceae}.

Përdorimi i farës së zezë {Nigella sativa} e ka zanafillën më shumë se 2500 p.e.r.s. Ajo është e përmëndur në sistemin medicinal grek duke i shtuar faktin se ka luajtur një rol të rëndësishën në praktikat e lashta në fushën e medicinës të aplikuar  nga  vetë egjiptianasit. Fara e zezë është gjetur dhe në varrin e Faraonit Tutankhamen. C'ka nënkupton se ka lujtur rol të rëndësishëm në praktikën e  Egjiptit e lashtë. Referencat me të hershme të shkruara rreth farës së zezë gjënden në librin e Isaias në testanentin e vjetër, Isaia 28: 25-27. Easston's Bible Dictionary sqaron se fjala hebraike për kuminin e zi "ketsash", i referohet padyshim bimës nigella sativa. Dijetari Al-Baruni { i lindur 973- vdiq 1048}, përmënd se fara e zezë është një lloj drithi i quajtur {aluanak} në dialaktin Sigzi. Ky referim si drithë tregon përdorimin e mundëshëm të farës së zezë si ushqim në shekujt dhjetë dhe të njëmbëdhjetë. Ibën Sina [Avisena] {980-1037} e cilëson farën e zezë stimuluese të energjisë trupore dhe ndihmë të madhe në marrjen e vetes pas lodhjes. Në persisht kjo farë njihet si [shonaiz], egjiptianasit e njihnin si [fara botanike mjekësore], romakët e njihnin këtë farë si [fara koraindere], ndërsa grekët e kenë përdorur si plotësues dietetik. Fara e zezë është përdorur tradicionalisht dhe me sukses në vëndet e Lindjes së Mesme dhe të Largët për shekuj me radhë për të trajtuar shumë sëmundje përfshirë reumatizmën, shqetësimet e tretjes dhe infestacionet parazitare. Përbërja kimike e vajit të farës së zezë është shumë i pasur dhe i larmishëm. Përveç përbërësve kryesorë: crystalline nigellone, ai përmban 15 aminoacide, proteina, karbohidrate, vajra të fikësuara {84% acide yndyrore, përfshirë linoleik dhe oleik}, vajra votalinë, alkoloide, saponin dhe fibër, si dhe minerale si kalciumi, hekuri, sodiumi dhe potasiumi. Që nga viti 1959 studime të universiteteve ndërkombëtare dhe artikuj të publikuara në revista të ndryshme, kanë dëshmuar rezultate domethënëse  që mbështesin përdorimet tradiconale të vajit të farës së zezë të përmëndur mbi 1400 vjet më parë. Por kërkimet në mbarë botën ende vazhdojnë akoma.

 

Dobitë:

Farat e zeza janë përdorur që në lashtësi për shërimin e shumë sëmundjeve dhe njerëzit dhe sot e kësaj dite vazhdojnë ti përdorin. Vaji i farës së zezë përdoret kundër kollës dhe bronkitit, ndihmon në rritjen e tonusit të trupit, vepron si tonik digjestiv, ndal gogësimën, pakëson thartirën e lukthit, stimulon tahitjen e urinës, zbërthen gazrat, lehtëson dhëmbjet në zorrë, nxjerr parazitët jashtë zorrëve, stimulon ciklin mestrual, rrit tahitjen e qumështit nga gjoksi i nënës. Hedhja e tre pikave nga vaji i farës së zezë në kafe qetëson sistemin nervor dhe ndihmon të sëmurët me kollë të keqe [pertusis], kollë të thatë, astmë dhe me probleme të frymëmarrjes [bronkiale]. Ibën Sina ne librin e tij [Enciklopedia mjekësore] pohon se fara e zezë vepron si ekspektorans {mjet për nxjerrjen e gëlbazës} stimulon energjinë trupore dhe ndihmon rehabilitimin pas lodhjes dhe plogështisë. Vënia e pluhurit të farës së zezë në një napë dhe përthithja e saj ndihmon zakonisht në zvogëlimin e pasojave të rrufës së zakonshme. Shokët e Profetit Muhamed e kanë pasur zakon që të vinin 21 kokrra të farës së zezë në një pëlhurë {napë} liri. Gjatë natës e futnin në ujë dhe në mëngjes hidhnin nga një pikë të kësaj tretësire në secilën vrimë të hundës. Kjo ndihmon në lirimin e mbylljeve në hundë dhe kundër dhëmbjeve të ftohta të kokës. Në të vërtetë vaji i farës së zezë është shumë i dobishëm për të gjitha sëmundjet e ftohta dhe të lagështa. Vaji i farës së zezë ndihmon në shërimin e çrregullimeve abnormale të mestruacioneve [lat. Amenorrhea] dhe vështirësive menstruale [lat. Dysmenorrhea]. I mbyt skrrajat e zeza [parazitët intensialë]. Vaji i farës së zezë mund të zhvillojë kontraksionet [tkurrjet] e mitres [lat. Uterus] pas lindjes. Përdoret gjithashtu në sëmundjet europtive të lëkurës. Plotësimi i ushqimit duke hedhur vaj nga fara e zezë ndihmon shërimin e gihtit [rritjes së thartësirës urike në gjak] dhe mund të ekulibrojë sasinë e thartësirës urike në gjak. Vaji i farës së zezë i përzier, me uthull dhe vënia e tij sipër barkut shëron njollat dhe ka veprim të fuqishëm në zhdukjen e skarrjeve të parazitëve të tjerë të zorrëve. Vaji i farës së zezë ndihmon gjithashtu zvogëlimin e djersitjes dhe mënjanon njollat në lëkurë. Pirja e vajit të farës së zezë të ëmbëlsuar me mjaltë mund të ndihmojë në tretjen e gurëve në veshka dhe në tëmth. Kompresat e nxehta me vajin e farës së zezë shërbejnë për shërimin e verdhëzës ndërsa masazhi në kokë me vajin e faës së zezë mund të lehtësojë dhëmbjen e kokës. Vaji i farës së zëzë në qumështin e femrës dhe përthithja e këtij qumështi në hundë ndihmon të sëmurët me verdhës. Shpëlarja e gojës me vajin e farës së zezë të përzier me uthull ndihmon forcimin e dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve si dhe lehteson dhimbjen e kokës. Vaji i  farës së zezë i shoqëruar me ujë zvogëlon vajin intensiv të foshnjave të sapolindura. Hedhja e tri pikave nga vaji i farës së zezë në vesh liron ftohjen e përgjithshme hap mbylljet dhe eviton fryrjet. Hedhja e tre-katër pikave na vaji i kokrrës së zezë në çdo vrimë të hundës liron sistemin e përgjithshëm të ftohjes dhe mbylljet e hundës, që shoqërohen nga teshtitje intensive. Vaji i farës së zezë dhe përzierja e tij me uthull dhe vendosja mbi puçrrat ndihmon në shërimin e tyre. Përzierja dy dramë [masë farmaceutike për pesha 1 dram=3.89 g] vaj të farës së zezë i shoqëruar me ujë të ftohtë gjatë ditës ndihmon në shërimin e kafshimit të qenit dhe ndonjëherë mund të ruajë individin nga kafshimi i rrezikshëm i qenit të tërbuar. Vaji i farës së zezë [Nigella sativa] rrit imunitetin, është ilaç antisklerotik, karminativ [veçanërisht muskulin e zemrës], qetëson dhe lehtëson dhëmbjet reumatike, rregullon proçeset oksidoreduktive dhe vendos ekulibrin në sistemin neuroendokrin. Vaji i farës së zezë ndihmon metabolizmin, përmirëson tretjen dhe ul nivelin e sheqerit në gjak. Ai përdoret për të larguar krimbat dhe parazitët nga rrugët e zorrëve, është i dobishëm në qetësimin e bronkitit dhe të kollës, jep energji të shpejtë, qetëson sistemin nervor, ndihmon në rritjen e flokëve dhe parandalon rënien e tyre si dhe parandalon rrudhosjen e lëkurës. Studimet moderne kanë vërtetuar efektet e këtij vaji  në forcimin e imunitetit të trupit. Vaji i farës së zezë përmirëson mbrojtjen natyrore dhe riparon mekanizmin e trupit, ai rregullon presionin e gjakut dhe njihet si një agjent efektiv antimikrobial. Përdorimet e shumta të vajit të farës së zezë kanë bërë që ai të meritojë në arabisht emrin Habbetul Barakah {fara e bekimit}. Përveç aftësisë së tij për të ulur inflamacionet, ai përmirëson funksionet e veshkës dhe forcon mëlçinë. Ndërsa nga studimet më të fundit është vënë re se potenciali i tij i madh shërben  për trajtimin e astmës bronkiale, bronkitit dhe sëmundjeve të tjera respiratore. Ai ka aftësi për përmirësimin e gjëndjes së zemrës dhe vepron si antimikrobial kundër organizmave që shkaktojnë sëmundje si: E.Coli dhe Stafilokokusi etj. Shkencëtarët sot kanë zbuluar se vaji i farës së zezë është shumë i pasur me selen. Mënyra e të ushqyerit tonë dhe e europianëve është e varfër me selen kurse mungesa e tij shkakton probleme shëndetësore. Seleni jo vetëm që është një mineral antioksidativ por luan rol të vecantë në rregullimin e tajtijes së hormonit mashkullor [testosteronit] dhe në krijimin e spermatozoidëve. Mungesa e selenit shkakton rënien e flokëve [alopeci], miopati [sëmundja e muskujve] dhe artritis [inflamacion i nyjave]. Një njeri me peshë 65 kg ka nevojë për 21 mikrogramë selen në ditë. Mungesa e selenit nën 19 mikrogram në ditë shkakton dobësim të muskulit të zemrës [kardiomiopati]. Seleni është mikroelement esencial i domosdoshëm për proceset oksidoreduktive në organizëm, në ngritjen e sistemit imunologjik dhe në funksionimin normal të sistemit endokrin. Ky vaj është çudibërës. Dobitë që mund të sjellë përdorimi i  vajit të farës së zezë është në dispozicion dhe ndërmjet udhëzimit të Profetit Muhamed si dhe duke respektuar kufizimet kanunore. Vaji i farës së zezë {Habe Seude} është antibiotik kundër viruseve dhe mikrobeve dhe gjithashtu gjëndet në të një lëndë antikancer e cila quhet karotinë dhe në të ka disa hormone të cilat ndihmojnë në rritjen e fuqisë seksuale dhe janë aktivizuese. Gjithashtu përdoret për të trajtuar gjëndje të lëkurës si ekzemën dhe qelbëzimet si dhe për të trajtuar siptomat e ftohjes. Vaji i farrës së zezë {Habe Seude} përmban enzima që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Në të gjënden qetësues dhe stimulant të cilat aktivizojnë funksionin e mëlçisë, është i dobishëm për sëmundjet e kraharorit, të stirilitetit dhe rregullues për trupin. Vaji i farrës së zezë {Habe Seude} përmban elemente vepruese me dobi të shumta, në të gjëndet: Fosfat, Hekur, Fosfor, Karbohidrate dhe antibotikë shumë të fortë kundër çdo lloj mikrobi. Tani është zbulur se vaji i farrës së zezë {Habe Seude}  rrit imunitetin e trupit dhe kjo i jep mundësi trupit të luftojë sëmundjet.

 

Analizat laboratorike

Vaji i farrës së zezë, {Habe Seude}  përmban përqindje të lartë aminoacidesh [linoleik acid], acid ky me veti të transformuara si më poshtë:

- Ndihmon sistemin imunitar dhe rrit kapacitetin e rezistencës ndaj dhimbjeve, - ndihmon në uljen e kolesterolit në gjak nëpërmjet sekretimit të tij me jashtëqitje si dhe me rrugë të rishpërndarjes nga gjaku tek indet - rrit efektivitetin e fibrinit dhe ndërton qeliza të shëndosha nervore - shton spermatozoitët - rrit fuqinë e tyre si dhe kohëzgjatjen e koagulimit [mpikjes] - mban në mënyrë konstante imunitetin e lëkurës - është mjet i rëndësishëm për të ndërtuar yndyrën e qelizave nervore, - përdoret si ushqyes plotësues dhe mbështëtës natyral për sistemin imunopneumatik dhe si trajtues natyral për shumë  sëmundje veçanërisht të atyre që vijnë si rrjedhojë e dobësimit të sistemit imunitar [hipodimenisë] - ndihmon në tretjen të taijtjes së pamjaftueshme të tëmthit - nxit taitjen e acidit urik - ndihmon funksionin e shpretkës që të punojë sa më mirë - ndihmon në shërimin e migrenës - ndihmon forcimin e vitalitetit të organizmit - është kundër rraskapitjes - përmirëson imunitetin e organizmit posaçërisht në gjëndjen e sëmundjes dhe ato rekovaleshente - është kundër kallove - përmirson tretjen dhe apetitin - ul temperaturën e trupit - është kundër diaresë [barkëqitjes] - është kundër sëmundjeve bakteriale, rrajcore dhe virusale, menjanon dhimbjen e kokës [hipotenziv] - është kundër gjakderdhjes [epistaksit dhe hemofiljes] - është kundër sëmundjeve kancerogjene - mjekon sëmundjen e livirzës - pakëson nivelin e sheqerit në gjak - nxit taijtjen e qumështit tek gjidhënëset, rregullon hormonet e rritjes - ul kolesterolin në gjak etj...

Këto acide shpërbëhen në trup dhe japin këto efekte: 1. Prostaglandin PGE 1; përgjegjës për kontrollin e acarimeve dhe aktivizimin e qelizave imunitare T dhe B. Gjithashtu aktivizon punën e globilit imunitar IGE, pakëson sekretimin e Histaminës dhe të lëndëve që shkaktojnë alergji. 2. Prostaglandin PGE 2;  luan rol  vendimtar në kontrollimin e acarimeve pneumonale [në mushkëri] dhe përgjatë sistemit të frymarrjes. Ndihmon në trajtimin e asmës dhe bronkitit si dhe normalizon tensionin e gjakut. Vaji i farrës së zezë {Habe Seude}  është i pasur me vlera ushqyese që përmbajnë proteina dhe vlera minerale të ndryshme. Ky produkt nuk përmban gjëra të shtuara por është 100% natyral.  Farat e farës së zezë {Habe Seude} të cilat janë të një cilësie të lartë janë kompresuar në laborator të ftohtë dhe sipas kushteve të sakta të të ushqyerit. Duke ruajtur të gjithë përbërësit e tij,  pa ndryshuar strukturën e tij kimike.

 

Përdorimi

Doza e këshilluar për tu mbrojtur nga çdo sëmundje: Një lugë [caji] nga vaji i  farës së zezë në mëngjes dhe në darkë pas buke, hidhet në një gotë të mbushur me ujë, qumësht ose caj sipas dëshirës, më pas hidhet një lugë [gjelle] mjaltë. Pasi përzihet mirë pihet kështu për çdo ditë, për një muaj rresht.

Fara e zezë nuk është e dëmshme, dhe në mënyre efikase mund ta përdori çdo kush. Efektet e saj arrihen duke këmbëngulur në përdorimin e saj. Nëse merret ashtu siç këshillohet më lartë nuk do të shkaktojë kurrfarë irritimesh apo efekte ansore.

Ky vaj përmban ekuilibrin psiqiko-fizik te njeriut dhe shërben në rritjen e qelizave imunitare, vë në kontroll çdo lloj infeksioni në trup dhe gjithashtu shton gjëndrat endoktine siç janë aktivizimi i pankreasit tek të moshuarit dhe normalizon gjëndjen psiqike dhe atë të mestrunacioneve.

Vërejtje: Doza për fëmijë mbi 2 vjeç është gjysma e dozëz së këshilluar të cilën e përmëndëm më lartë. Fëmijët nën dy vjec nuk është e këshilluar që ta përdorin

Vini re:  Vaj i farës së zezë përdoret përr gratë shtatzëna vetëm për lyerje dhe nuk këshillohet pirja e tij në muajin e 9 të shtatëzanisë, por këshillohet lyerja me të në pjesët e gjoksit, barkut  kofshëve etj…

 

Produkti është i cilësisë së BIO 100%  

Për shërbime kontaktoni me NATYRAL VITA distributor i Vajit të Farës së Zezë  në SHQIPERI,  KOSOVE, MAQEDONI, SERBI, MALI I ZI & BOSNJE

Adresa: Rruga Islam Alla, TIRANE - ALBANIA

Cel: 00355 694066274 ose 00355 697679015  Nr. Fiks: 00355 4 242 17 19.

E-mail: hamzai04@yahoo.com  Facebook + Instagram + Twitter: Natyra Vita Europe, Web: www.natyralvita.com