Coconut Oil Bioasia

500 ml

Vaj Kokosi Organik

Vaji i Kokosit

Vaji i arrës së kokosit ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut si në profilaksi, ashtu edhe në kurimin e mjaft sëmundjeve, veçanërisht për lëkurën. Tashmë nga mjekësia moderne ajo konsiderohet si “vaji që bën mrekullitë”.

Vaji i arrës së kokosit është një antioksidant i fuqishëm, duke mbrojtur organizmin nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë plakje dhe degradim të organizmit në përgjithësi.

Rënia nga pesha

Vaji i arrës së kokosit është dobiprurës dhe konsumimi i tij është një nga metodat e efektshme për të rënë në peshë. 

Vaji i arrës së kokosit ka veprim të trefishtë në organizmin e njeriut për sa i përket rënies në peshë: së pari, ai përmban me shumicë acide yndyrore të pangopura, të cilat rrisin shkallën e metabolizmit të organizmit nëpërmjet rritjes së funksionalitetit të sistemit endokrin, duke lehtësuar mjaft punën e pankreasit. Në këtë mënyrë, organizmi ynë humbet më shumë kalori gjatë aktivitetit të tij, duke bërë që të shkrihen yndyrat.

Së dyti, vaji i arrës së kokosit përmirëson mjaft tretjen, nëpërmjet përvetësimit më të mirë nga organizmi i vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese. Yndyrnat e pangopura të këtij vaji kanë cilësi anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë stomakun dhe zorrët të mbrohen nga parazitët e kërpudhat, të cilat shkaktojnë tretje të ngadaltë dhe çrregullime të tjera në traktin tretës.
Së treti, ai redukton oreksin duke bërë që personat, të cilën e konsumojnë këtë përpara ushqimit, të hanë më pak.

Përdorimi: Për reduktimin e peshës, rekomandohet konsumimi i 1 luge gjelle gjysmë ore përpara ushqimit.

Lëkura dhe flokët

  1. Rigjeneron lëkurën, duke mbështetur balancën kimike natyrale të sajë.
  2. Vepron si nje hidratant efektiv për të gjitha llojet e lëkurës.
  3. Vret kërpudhat që shkaktojnë probleme në lëkurë, alopecian (rënien e flokëve), psoriazën, ekzemat, dermatitet dhe infeksione të tjera.
  4. Zbut lëkurën dhe ndihmon të qetësohen lëkurat e thata e delikate.
  5. Parandalon rrudhat dhe probleme të tjera të moshës.
  6. Siguron mbrojtje për lëkuren nga rrezet e dëmshme UV.
  7. Ndihmon në rastet e skalpit të thatë.
  8. Kuron djegiet dhe çarjet e lëkurës.
  9. Kuron infeksionet gjenitale.
  10. Kuron alergjitë.
  11. Redukton aknet.
  12. Largon mykun që shkaktohet në mesin e gishtave të këmbëve.
  13. Dhuron flokë me shkëlqim dhe jetë.
  14. Parandalon dhe largon zbokthin.
  15. Stimulon rritjen e flokëve.

Përdorimet:

  1. Për tharjen e lëkurës së fytyrës
    Nëse e ndjeni fyrtyrën të “tërhequr”, atëherë aplikoni një shtresë të trashë gjalpë kokosi për 15 minuta. Mos harroni ta hiqni më pas me ujë të ngrohtë.
  2. Për djegiet apo çarjet e lëkurës
    Hidhni mbi lëkurë disa pika vaj arre kokosi dhe e shpërndani lehtësisht me gishta. Vaji krijon një shtresë të hollë mbrojtëse (e mbron lëkurën nga pluhuri, bakteret dhe viruset) dhe shpejton procesin e shërimit duke rigjeneruar indet e dëmtuara.
  3. Si ushqyes për rigjenerimin e flokëve dhe kundër elektrizimit
    Vaji i arrë së kokosit është perfekt për flokë kaçurrela dhe të drejta. Mban krehjen (fenirimin), eviton elektrizimin, u jep flokëve shkëlqim e butësi dhe riparon dëmtimet. Vajin e arrë së kokosit mund ta përdorni për flokë në një nga këto tri mënyra. Së pari, për përkujdesje të thellë të flokëve aplikoni 3 deri 4 lugë vaj arre kokosi para gjumit. Hidhni në pëllëmbët e duarve pak vaj arre kokosi dhe bëjini masazh lëkurës së kokës. Së dyti, flokët i mbështillni me kapelë të dushit dhe mëngjesin tjetër i lani si zakonisht. Së treti, nëse kjo gjë ju duket e komplikuar, aplikoni vajin në të njëjtën mënyrë, por lëreni të paktën 1 orë dhe nëse keni mundësi, 2 deri 3 orë. Pastaj lani flokët me shampo, si zakonisht.
  4. Për largimin e zbokthit
    Përdorni vajin e arrës së kokosit përpara se të përdorni shampo. Bëni masazh në lëkurën e kokës me dy lugë vaj kokosi gjysmë ore para se ta përdorni shampon në flokë. Pas disa aplikimesh, zbokthi do të largohet.
  5. Skrab për trupin tuaj
    Përzieni sheqer me vaj arre kokosi. Aplikojeni në tërë trupin dhe lëreni rreth 30 minuta deri sa lëkura ta absorbojë krejtësisht. Pas dushit do të keni një lëkurë super të butë.
  6. Për buzët dhe pjesët e trupit të ekspozuara në diell
    Lyhen pak buzët dhe pjesët e trupit që rrezikohen nga rrezet UV me vaj arre kokosi për hidratim dhe mbrojtje. Vaji përmban faktor mbrojtës 4 (SP4) dhe në këtë mënyrë do ju mbrojë nga dielli në mënyrën më të mirë.
  7. Për bebet
    Nëse fëmija juaj ka acarime lëkure ky është vaji ideal për ta qetësuar. Aplikoni direkt në lëkurën e tij çdo ditë.
  8. Për pjesën e syve
    Aplikohet në këtë zonë delikate për të evituar qeskat poshtë syve, rrathët e errët, apo rrudhat. Lyeni gishtat me vaj arre kokosi dhe masazhoni lehtë me gishta zonën e syve. Prisni derisa lëkura e syve ta thithë atë plotësisht.
  9. Locion Trupi: Vaji i kokosit është një zbutës i përkryer dhe mund ta përdorni si losion për trupin tuaj çdo ditë.
  10. Pastron Gojen: Një gargare me një lugë me vaj kokosi do të largojë gjithë bakteret dhe mikrobet nga goja juaj, për shkak të vetive antibakteriale që ka vaji i kokosit.
  11. Pastrues per Grimin: Edhe rimeli anti-ujë nuk do t’i rezistonte dot vajit të kokosit, pasi ai ka veti të larta për pastrimin e kozmetikës nga lëkura. Aplikojeni përmes pambukut kozmetik në vend të qumështit pastrues.
  12. Lehtëson kruajtjen: Nëse keni një problem në lëkurë dhe keni kruarje të vazhdueshme, aplikoni vajin e kokosit për qetësimin e lëkurës.
  13. Krem për flokët kaçurrela: Vendosni pak vaj kokosi në duar dhe lyeni fundet e flokëve tuaj për të fiksuar kaçurrelat dhe për t’u dhënë flokëve shkëlqim.
  14. Balsam per Floket: Nëse doni hidratim shtesë për flokët, aplikoni vajin e kokosit në flokë të lagur dhe mos e shpërlani atë.
  15. Maskë per Floket: Vendosni vaj të nxehtë kokosi në flokë para se të lani flokët dhe lëreni të veprojë për rreth një orë, e më pas lajini flokët normalisht me shampon dhe balsam. Do të shihni efekte të mahnitshme.