Eznevita Cocoa Oil

50 ml

Vaj Kakao - Oleum Theobroma Cacao

Kakaoja është një nga përbërësit natyralë më të përdorur si “ilaç” bukurie. 

Vlerat e saj antioksidante në fakt janë një aleat i vërtetë për ta mbajtur lëkurën të re dhe elastike, duke luftuar radikalet e lira. Pra kakaoja është perfekte për të bërë skrab, maska dhe peeling, të gjitha për t’u aplikuar në lëkurë.

Për të luftuar rrudhat, perfekte është maska me bazë kakaon dhe avokadon, që e gjallëron lëkurën duke e bërë atë të butë dhe kompakte: bashkoni një lugë të vogël me vaj kakao, 1/4 e një avokadoje të pjekur mirë e të grimcuar, dy lugë gjellë vaj susami dhe dy lugë qumështi prej arrës së kokosit. Përziejini të gjitha dhe masën aplikojeni mbi fytyrë duke e lënë ashtu për 10 minuta. Këta përbërës, janë shumë të pasur me vitaminë E, një “ilaç” për shenjat e kohës.

Të mirat shëndetësore të përdorimit të kakaos

Kakaoja është e mbushur me vitamina dhe antioksidantë që e bëjnë atë pothuajse një super ushqim natyral ose multivitaminë. Përbërësit më të dobishëm që gjenden në kakao janë antioksidantët, mineralet esenciale si magnez, kalcium, hekur, zink, bakër, kalium dhe mangan, si dhe vitaminat A, B1, B2, B3, C, E. Konsumi i rregullt i kakaos përmirëson qarkullimin e gjakut, zvogëlon dhimbjen e kokës, është ushqim antiplakje, si dhe e zvogëlon kolesterolin e keq në gjak. Kakaoja gjithashtu ju ndihmon t’i largoni toksinat nga trupi.

  1. Ju mbron nga sëmundjet kardiovaskulare.
  2.  Është antidepresive.
  3. Bën të mundur uljen e presionit të gjakut.
  4. Parandalon kancerin.
  5. Ndihmon kujtesën.