EVENING PRIMOSEĀ  OIL

20 ml

Vaj i Agulices

Përbërja: Vaj i Agulices 100 %..

Vetitë shëruese:  Hormonet: Të gjitha femrat preferohet të përdorin vajin e aguliçes për të trajtuar natyrshëm dhimbjet nga PMS (Sindromi Para-Menstual) dhe simptomat e tjera si fryerja, mbajtja e ujit, aknet, depresioni, nervozizmi, kokëdhembja. Sindromi ovarian policistik (PCOS) mund të jetë një nga problemet më të ndërlikuara dhe më të zakonshme hormonale nga i cili preken femrat në moshën riprodhuese. PCOS ndikon në fertilitet dhe ka implikime serioze shëndetësore, veçanërisht kur nuk trajtohet. Disa simptoma të PCOS përfshijnë ciklin menstrual të parregullt, shëndoshje, akne, gjakderdhje të tepërt menstruale dhe cista në vezore. Këto probleme hormonale rregullohen me konsumim të acideve yndyrore esenciale që ndihmojnë prodhimin e hormoneve të balancuara, ndihmojnë në rritjen e mukusit të qafës së mitrës duke krijuar kështu një mjedis të shëndetshëm për konceptim, ndihmojnë të humbni peshë duke e ditur që konsumimi i yndyrave ngadalëson thithjen kështu që ne mund të durojmë më gjatë pa u ndjerë të uritur, edhe sigurisht kur dieta jonë përmbanë yndyrna të mira, trakti tretës do ta ketë punën shumë më të lehtë e pa probleme. Gjithashtu ndihmon shumë në lehtësimin e simptomave të menopauzës.

Përdorimi: Një lugë kafeje nga vaji i Agulices dy herë në ditë në një filxhan me qumësht ujë ose caj sipas dëshirës mëngjes dhe darkë për një muaj rrjesht.

Lëkura: Edhe pse aknet ndonjëherë i kuptojmë si një fazë e çrregullimeve hormonale gjatë periudhës së adoleshencës, kur ato nuk llogariten më si “fazë” dhe fillojnë të shkaktojnë probleme serioze atëherë duhet trajtim. Kjo është veçanërisht e vërtetë për grate, sepse ato kalojnë nëpër periudha të shumta të luhatjeve hormonale, duke përfshirë ciklin menstrual dhe menopauzën. Për të trajtuar aknet, ne duhet të trajtojme rrënjën e problemit – disbalanca hormonale. Asnjë trajtim me krema lokale nuk e bën këtë për ju, ato vetëm se trajtojnë ato puçrra ekzistuese që mund të lajmërohen prapë në një kohë të shkurtër. Vaji i aguliçes është top-trajtimi i këtyre rasteve, sepse ndihmon si fillim rregullimin e nivelit të hormoneve, e kështu e nxit elasticitetin e lëkurës, largon shenjat dhe pigmentet që mbesin nga aknet, parandalon rrudhat – për shkak të përmbajtjes së lartë të acidit Gama linolenik (GLA), lehtëson irritimet e lëkurës etj., e të gjitha simptomat që shkaktohen nga sëmundjet e lëkurës p.sh eczema, psoriaza, dermatiti atopik.

Përdorimi i jashtëm: Lyhet vëndi me vajin e Agulices dhe mbahet në këtë gjëndje për 15 minuta për shtatë ditë rresht, deri në normalizimin e plotë të gjëndjes.  

Rënia e flokëve: Ka shumë femra që luftojnë me rënien e flokëve, dhe nganjëherë mënyra më e mirë për të parandaluar këtë është dieta dhe shtesat ushqimore/suplementet. Hormonet tek të dy gjinitë pa përjashtim janë përgjegjës për shumë procese të trupit. Kur bëhet fjalë për flokë, hormonet luajnë një rol të rëndësishëm. Alopecia androgjenetike te femrat karakterizohet nga dobësimi i flokëve në pjesën e sipërme ose në qendër të kokës. Humbja e flokëve te femrat shkatohet në përgjithësi për shkak të niveleve të larta të stresit, një çekuilibër hormonesh, çrregullimet me gjëndrrën tiroide ose ekspozimit toksike.Omega-6, omega -3 dhe GLA, në vajin e aguliçes mund të jetë mjaft efektiv në luftën kundër humbjes së flokëve

Përdorimi i jashtëm: Lyhen flokët me vajin e Agulices dhe mbahen në këtë gjëndje për 15 minuta më pas bëhet dush, kjo mënyrë përdoret, deri në normalizimin e plotë të gjëndjes.  

Këshilla: - Të ruhet në ambjent të thatë larg lagështirës, dritës & nxehtësisë.

Produkti është i cilësisë së parë natyral, origjinal bio ORGANIK 100%

Për shërbime kontaktoni me NATYRAL VITA distributor zyrtar në SHQIPERI,  KOSOVE, MAQEDONI, SERBI, MALI I ZI & BOSNJE

Cel: 0035568557752 ose 00355697679015 

E-mail: hamzai04@yahoo.com   Facebook + Instagram: Natyral Vita Europe  

Webiste: www.natyralvita.com