Dates Cookies Eastern Delight

250 gr.

Hurmat e Arabisë janë të pasura me vitamina, minerale, amino acide, acide yndyrore etj. Ato nuk janë vetëm një burim i jashtëzakonshëm energjie, por ofrojnë qetësim nga shumë simptoma si çrregullimet intestinale, problemet me zemrën, anemia, çrregullimet seksuale, diarea, e shumë të tjera.

Një kokërr hurmë e vetme të furnizon me kaloritë e nevojshme për mundin e një dite plot aktivitet dhe gjallëri. Hurma konsiderohet si minierë vitaminash pasi përmban kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.

1. Shëndeti i zemrës

Kaliumi që gjendet tek hurmat ul rrezikun e goditjeve në tru. Për më tepër, nëse përfshini hurmat në dietën tuaj do të ulni nivelin e kolesterolit të keq. Kolesteroli i keq akumulohet në muret e enëve të gjakut duke i bllokuar ato dhe duke rrezikuar ndjeshëm zemrën. Nivelet e larta të kolesterolit të keq nënkuptojnë që zemra është e rrezikuar nga bllokime të menjëhershme që mund të ndodhin në enët e gjakut. Ngrënia e hurmave mund të ulë kolesterolin e keq dhe ta mbajë zemrën të sigurt.

2. Nivelet e energjisë

Hurmat e Arabisë janë të mbushura me sheqerna natyralë që përfshijnë: fruktozën, sukrozën dhe glukozën. Kjo i bën ato një ushqim të favorshëm për ata që kanë nevojë të rrisin nivelet e energjisë. Hiqni dorë nga ëmbëlsirat e shpejta që premtojnë energji dhe konsumoni disa hurma Arabie. Fibra që ato përmbajnë do të parandalojnë shpërthimet e pakontrolluara të sheqerit në gjak siç ndodh me ëmbëlsira të tjera.

3. Përmirësojnë aparatin tretës

Hurmat e arabisë përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrës së tretshme që është thelbësore për një sistem të mirë tretës sepse arrin të orientojë ujin aty ku trupi ka më shumë nevojë: aparatin tretës. Kjo taktikë, ndihmon organizmin të shmangë konstipacionin.
Kaliumi që gjendet tek hurmat e Arabisë ndihmon në trajtimin e diaresë dhe problemeve të tjera në stomak. Duke qenë se kanë ngjyrë kafe, hurmat e Arabisë konsiderohen si ekuilibrues në aparatin tretës. Në përgjithësi, ushqimet me ngjyrë kafe janë të shkëlqyera për tretjen. Për më tepër, hurmat forcojnë bakteret e mira në stomak.

4. Trajtojnë dhe parandalojnë aneminë

Anemia prek shumë njerëz, nevojat e të cilëve për hekur janë të mëdha. Hurmat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, që i bën ato të domosdoshme kundër anemisë. Ngrini nivelet e hekurit duke konsumuar të paktën 3 hurma në ditë.

5. Kockat, gjaku dhe sistemi imunitar

Hurmat përmbajnë magnez, mangan dhe selenium. Ky i fundit është një mineral i nevojshëm për parandalimin e kancerit. Këto minerale janë të nevojshme për të mbajtur kockat të forta dhe gjakun të shëndetshëm. Përveç shijes, kjo është një arsye më tepër për të konsumuar tre hurma në ditë. Së fundmi, por jo nga rëndësia, hurmat e Arabisë janë të mira për shëndetin, ndonëse kanë një nivel të lartë fruktoze. Edhe nëse dieta juaj ju mban larg sheqerit dhe produkteve të ëmbla që përfshijnë sheqerin e arrës së kokosit, mjaltit, shurupit të misrit etj, mos harroni të konsumoni fruta. Kur përzgjidhni hurmat në treg kërkoni për frutat, lëkura e të cilave është e butë dhe jo e rrudhosur. Mos zgjidhini kokrrat me aromë të çuditshme ose tepër të forta. Hurmat e thata të Arabisë mbahen në frigorifer dhe qëndrojnë deri në një vit. Hurmat e njoma duhen ruajtur në enë të izoluara mirë dhe mund të qëndrojnë deri në 8 muaj.

6. Forcojnë mëlçinë dhe përmirësojnë punën e saj detoksikuese.

7. Forcojnë muskujt.

8. Luftojnë stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.

9. Zbusin ashpërsinë e fytit dhe largojnë sekrecionet.Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet.

10. Pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.

11. Nëse nuk e dini, ato janë edhe ushqim e ilaç për fëmijët. Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu, ajo është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun e zorrët e fëmijëve. Gjithashtu lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.

12. Një studim i publikuar në vitin 2011 konfirmoi një sërë përfitimesh që u vinin grave shtatzëna që konsumonin hurma. Studimi tregoi që gratë që kishin konsumuar hurma gjatë shtatzanisë kishin një fazë përgatitore të lindjes më të shpejtë se sa ato që nuk kishin konsumuar. Pra, sipas studimit nëse gratë konsumonin Hurma Arabie në katër javët e fundit të shtatzanisë, kishin një lindje më të lehtë.

 

 

Per shendetin