Avocado Oil

Vaj avokado (20ml)

Vetitë: Vaji bimor i Avokados është një vaj i jashtëzakonshëm për përdorim kozmetik. I pasur me acide yndyrore, vitamina A,B,C,D,E,K,  minerale si bakër, hekur, magnez, fosfori; fitokimikatet si beta-sitosterol, glutathione, etj, është shumë i rekomanduar sidomos për lëkurë të thatë.

Vaji i avokados rekomandohet gjerësisht për personat me lëkurë të thatë dhe te moshat e mëdha, apo dhe në personat që vuajnë nga ekzemat. Është një element i rëndësishëm për trajtimet kundër diellit apo për lëkurat e dëmtuara nga klima, si hidratimi.

Këshilla: Të mbahet në ambjent të thatë, në temperaturën  10 ° C - 25 ° C dhe larg rrezeve të diellit.