Carrot Oil

Vaj karrote (50ml)

Vetitë: Vaji i karrotës është një preparat 100% natyral. Ai nxirret nga fruta e karrotës dhe farat e saj, të cilat shtrydhen në gjendje të ftohtë, për mos t’i ndryshuar strukturën e saj kimike dhe për të siguruar efektivitet maksimal në përdorimin mjekësor.

Vaji i karrotës është një burim i pasur i karotinës që është substancë e domosdoshme në fuqizimin e shikimit me të dy llojet e saj: alfa dhe betakarotinë.

- Vaji i karotës ndihmon në zbutjen e lëkurës, si dhe gjen përdorim në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet ultraviolet pas një ekspozimi të gjatë në rrezet e diellit. Pra mbron nga dalja e flluskave të parakohshme dhe i jep lëkurës freski, duke e mbrojtur gjithashtu ngjyrën dhe delikatesën e saj. Vaji i karotës është i dobishëm për të gjitha llojet e lëkurës.

- Ndihmon në të gjitha traumat e lëkurës sidomos ekzemat dhe intertrigon.

-Ai gjithashtu është i dobishëm në rastet e shpërthimit të puçrrave si rezultat i ndonjë alergjie ndaj produkteve ushqimore dhe mjekësore.

-Ky lloj vaji ndihmon gjithashtu rastet e lëkurës shumë alergjike.

-Fuqizon shikimin: substanca betakarotinë, e cila gjendet me shumicë në vajin e karotës, transformohet në mëlçi në vitaminë A, e cila është shumë herë më efektive dhe e dobishme për trupin në këtë mënyrë të përftuari se sa të merrej nga goja në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë vaji ndihmon në rastet e sëmundjes së njohur me emrin verbimi i natës, parandalon dobësimin e shikimit dhe ndihmon shumë në forcimin e shikimit tek fëmijët që janë në fazën e rritjes.

-Karotina e pranishme në sasi të mëdha në vajin e karotës fuqizon procesin e rigjenerimit të indeve dhe qelizave. Ndihmon në zhdukjen e rrudhave të fytyrës dhe të ballit dhe parandalon dobësimin e lëkurës si dhe forcon thonjtë dhe rrënjët e flokëve.

-Ndihmon në eliminimin e infeksioneve intestinale dhe mjekimin e ulcerës, ngase pakëson aciditetin e stomakut.

-Vaji i karrotës është burim i rëndësishëm i karotinoidëve me të dy llojet e tyre alfa dhe betakarotinë. Këto dy substanca janë bërë objekt i gjerë studimi për dobitë e tyre në parandalimin dhe luftimin e kancerit.

Përdorimi: Hidhni një sasi vaji në dorë, dhe masazhojeni butësisht fytyrën dhe trupin.  Aplikojeni në mëngjes dhe darkë, ose sipas dëshirës

Këshilla: Të mbahet në ambjent të thatë, në temperaturën  10 ° C - 25 ° C dhe larg rrezeve të diellit.