Ginger Oil

Vaj xhenxhefili (20ml)

Vetitë: Vaji i xhenxhefilit përmirëson tretjen dhe kuron kontraktimet apo fryrjet në stomak. Ai shton oreksin, gjë që e bën ideale për njerëzit që duan të shtojnë në peshë. Vaji i xhenxhefilit është i dobishëm kundër helmimit nga ushqimi, infeksionet intestinale dhe bakteret në aparatin tretës. 

Vaji i xhenxhefilit kuron kollën, gripin, azmën, problemet me frymëmarrjen dhe bronshitin. Xhenxhefili i freskët largon mukusin nga fyti dhe mushkëritë dhe është pjesë e çajrave me efekt qetësues.  Përdorimi i rregullt i vajit të xhenxhefilit ndihmon në uljen e rrezikut nga tromboza apo artereoskleroza. Ai ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Xhenxhefili është një zhardhok i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Ky produkt organik mund të përdoret në shumë maska për fytyrën. Ai përmban vajra esencialë, aminoacide, vitaminat C, B1, B2, A dhe mineralet si kalciumi, hekuri, magnezi, fosfor, kalium, sodium, zink e të tjerë.

Për fytyrat me yndyrë, xhenxhefili ndihmon në fshirjen e shkëlqimit të tepërt, pastrimin e poreve dhe largimin e puçrrave. Për fytyrat e ndjeshme, maska e mbron atë nga ndikimi i motit, largon skuqjet dhe i jep asaj shkëlqim dhe freski. Për fytyrat normale dhe të thata, maska me xhenxhefil e gjallëron lëkurën dhe i jep asaj freski.

Përdorimi: Mjaftojnë dy deri në tre pika të këtij vaji. Hidhini në një shami, difuzor ose thjesht nuhateni dhe trupi, mendja dhe shpirti do të gjallërohen menjëherë. Përzieni dy deri në tre pika të këtij vaji në një vaj esencial dhe përdoreni për masazh. Kjo përzierje është e dobishme kundër dhimbjes së mesit, artritit, dhimbjeve muskulare, reumatizmës dhe frakturave. Ai stimulon sistemin qarkullues dhe shumë më tepër. Ju mund ta përdorni për banjë, ose në kompresa të ngrohta dhe të ftohta. Nuhateni aromën e tij dhe lehtësohuni nga sinoziti, fyti i lënduar dhe problemet me hundët. Ky vaj luan rol zhbllokues. Masazhoni pjesën e barkut për t’u çliruar nga gazrat apo diarea.

Këshilla: Të mbahet në ambjent të thatë, në temperaturën  10 ° C - 25 ° C dhe larg rrezeve të diellit.