Jojoba Oil

Vaj Jojoba (20ml)

Vetitë: Lëkura jonë ka nevojë për yndyrë, vaj dhe vitamina për tu vetëmbrojtur nga ambjenti i jashtëm, dhe vaji depërton më thellë në epidermë se kremrat, duke përçuar vitaminat që përmban, më mirë dhe më thellë Vaji i Jojojba-s është një vaj i jashtëzakonshëm për përdorim kozmetik, me një fuqi mbrojtëse dhe zbutëse mbi qelizat e epidermës. Ushqen lëkurën e thatë dhe pastron atë të yndyrshme në mënyrë shumë të ekuiliburar.

Favorizon shkëlqimin dhe elasticitetin e lëkurës së fytyrës dhe trupit. I përdorur në skalpin e kokës, redukton seborrean dhe zbokthin dhe rënien e flokut.

Vaji i Jojoba-s dallohet për forcën e tij për të aktivizuar proçeset e ndërtimit të qelizave në lëkurë, rregullon mekanizmin e ekulibrit të lagështisë dhe siguron një mbrojtje natyrale kundër faktorëve të jashtëm si p.sh: nxehtësia, lagështia dhe pluhurat. Gjithashtu ky vaj konsiderohet një lëndë natyrale për një numër të ndryshëm bakteriesh dhe mukozash.
Vaji i kokrave të Jojoba-s ndihmon në uljen e tempit të sekretimit të vajrave në lëkurën yndyroze. Kjo veçori vjen si rrjedhojë e aftësisë së vajit për t’i dhënë mekanizmave të trupit iluzionin e ekzistencës së një sasie të mjaftueshme të sekretimeve yndyrore, sepse baza dhe struktura e tij i ngjajnë shumë bazës dhe strukturës përbërëse të këtyre sekretimeve.

Përdorimi: Ndihmon për qetësimin dhe largimin e akneve në fytyrë dhe trup (6 masa vaji të Jojoba-s, plus një masë nga vaji  i grurit, një masë nga vaji i kaktusit dhe një masë nga vaji i trëndafilit ). Kjo përzierje trazohet dhe përdoret çdo ditë në mbrëmje përpara gjumit nëse lëkura është e yndyrshme dhe mund të përdoret në mëngjes nëse lëkura është e thatë. Përdoret si një pastrues i makiazhit për gratë, gjë e cila e ndihmon lëkurën dhe qafën dhe në largimin e rrudhave.

Aknet mund të pastrohen duke përdorur përzierjen: 5 masa nga vaji i Jojoba-s, një masë nga vaji i kanellës, një masë nga vaji i karafilit, një masë nga vaji i nenexhikut dhe një masë nga vaji i livandos. Me të lyhet disa herë ditë derisa të largohen aknet dhe kokrat me qelb.

Këshilla: Të mbahet në ambjent të thatë, në temperaturën  10 ° C - 25 ° C dhe larg rrezeve të diellit.