Jasmine Oil

Vaj jasemini (20ml)

Vetitë:  Vaji i Jaseminës ka një efekt të kënaqshëm për luftimin e depresionit, ju bën të ndjeheni të lumtur. Ka efekte dizinfektuese dhe është shumë efektiv për eleminimin e mikrobeve. Lehtëson kollitjet, dhimbjet, astmën, dhimbje të zorrëve, vështirësinë në frymëmarrje. Largon shenjat e lëna nga pucrrat (aknet), të djegurat, plagët gjithashtu mund të largojë të çarat që vijnë si pasoje e shëndoshjes. Ndihmon gratë që vuajnë nga mestruacionet e parregullta ose te dhimbshme ose ata që kanë menopauzë të parakohshme, pra i rregullon mestruacionet largon dhimbjet dhe shtyn menopauzën.

Gjithashtu ka lehtësim për problemet e tjera që janë të lidhura me mestruacionet si lodhje, vjellje, bezdi etj. Shton qumështin tek gjidhënëset dhe mbron nga tumoret dhe kanceret e gjirit. Vaji i Jasminit ka efekte qetësuese: qetëson trupin, mëndjen dhe shpirtin, sjell emocione pozitive dhe konstruktive, jep lehtësim nga stresi, ankthi, zemërimi, bezdisja dhe depresioni. Është tonik për mitren siguron shëndet dhe funksionimin e duhur të mitrës, gjithashtu ndihmon për ta mbrojtur atë nga tumoret, sidomos pas menopauzës, duke kufizuar rrjedhjen e estrogjenit.

Vaji i  Jaseminës është një antiseptik natyral! Ai gjithashtu ka veti antifungale dhe antimikrobiale. Kjo do të thotë që vaji i jaseminit do të ndihmojë në trajtimin e problemeve të lëkurës së kokës duke lënë flokët tuaj të buta, të shëndetshme dhe të pastra. Vaj esencial Jasmine është përdorur gjerësisht për kujdesin e lëkurës për shkak se ai është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës. Per lekura te thata , yndyre si dhe mikse. Rrit elasticitetin e lekures dhe eshte nje antiage perfekt.

Përdorimi:  Një lugë [çaji] nga vaj i Melisës dhe një lugë [çaji] mjalt natyral në një gotë qumështi pasi përzihen me njëra-tjetrën,pihet kur afrohen dhimbjet e lindjes.

Merren 5 ml nga vaji i Jasminës dhe 5 ml nga vaji i Jojobës, pasi përzihen me njëra-tjetrën, lyhet lëkura dy herë në ditë, mëngjes dhe mbrëmje deri në normalizim të plotë të gjëndjes.

Këshilla: Nuk përdoret për gratë shtatëzëna gjatë muajit të shtatëzanisë, por përdoret në momentin e afrimit të dhimbjeve të lindjes.Nuk duhet te kalohet doza e perdorur sepse mund te sjelli irritime ne lekure.Të mbahet në ambjent të thatë, në temperaturën  10 ° C - 25 ° C dhe larg rrezeve të diellit.