Lajthia është një ushqyes shumë i rëndësishëm për organizmin dhe e mbron atë nga sëmundjet. Përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E (e cila dihet për vetitë e saj rinuese), biotinë, acid folik, acid linoleik, zink, kalcium, magnez, hekur, kalium, proteina, karbohidrate, minerale esenciale, etj.
Vaji i lajthisë përdoret sidomos për hidratimin e lëkurës së thatë, ndërsa lëkurës së yndyrshme i ndihmon në stabilizmin e saj.
Ka veti antibakteriale (ndihmon në pakësimin dhe parandalimin e akneve), ka veti tonifikuese për lëkurën, ndihmon në mbylljen e poreve. Njihet edhe si mbrojtës për lëkurën nga rrezatimi ultravjollcë dhe për këtë arsye është pjesë përbërëse e shumë kremrave solare.
Vaji i lajthise vepron si hidratues dhe zbutes, yndyrnat e pangopura dhe acidi linoleik e ndihmojne ate te zbusi lekuren ne thellesi. Pra, ky eshte shume i perdorur sidomos ne hidratimin e lekurave te thata, ndersa lekurat me yndyre i ndihmon ne stabilizmin e saj. Ky perthithe shume kollaj dhe lehte nga lekura. Nuk ka efekte anesore dhe perdoret ne shume produkte kozmetike. Ka veti antibakteriale (fale se ciles ndihmon ne pakesimin dhe parandalimin e akneve) dhe ka veti shtrenguese (tonifikuese) per lekuren dhe ndihmon ne mbylljen e poreve.
Lajthia nuk është rezistuese ndaj temperaturave të larta, andaj ajo duhet të ruhet në frigorifer dhe në vend të errët për t’i mbrojtur vlerat ushqyese që ka.