Për fat të mirë, ky produkt mund të blihet edhe i vetëm, pa qenë nevojë të blini një krem i cili ka si përbërës edhe vazelinën.
Ju njohim me disa përdorime të vazelinës:
-Balsam buzësh- Në vend të blini një balsam të shtrenjtë për buzët, përdorni vazelinën duke e aplikuar mbi buzë. Do të zhdukë qeliza e vdekur dhe lëkura e buzëve tuaja do të jetë e butë.
-Krem anti-rrudhë- Përmbajtja e vitaminave A dhe E në vazelinë parandalon formimin e rrudhave të parakohshme. Aplikojeni në fytyrë çdo natë para se të flini.
-Trajton majat e flokëve- Vajrat natyror që gjenden në vazelinë ndihmojnë që majat e flokëve tuaj të mos ngjajnë të shmëtuara, parandalon rënien e flokëve dhe i forcon ato
Qerpikë të dendur- Aplikoni vazelinën çdo natë në qerpikët tuaj me anë të një furçe të pastër dhe do të shihni që pas njëfarë kohe ata do të jenë dendësuar tej mase.
-Forcues për thonjtë-Vendosni pak vazelinë çdo ditë në duart dhe thonjtë tuaj në mënyrë që ato të forcohen.
Zbutës dhe hidratues- Çdo mbrëmje para se të flini aplikoni vazelinë në këmbët tuaja. A jo do të zbusë lëkurën tuaj të thatë dhe do të zhdukë qelizat e vdekura.
-Efekte qetësuese- Pas depilimit mund të aplikoni pak nga vazelina duke përdorur një masazh te lehtë në zonën e depilimit. Shërben si lehtësues i acarimit dhe djegies së lëkurës
-Trajton zbokthin- Nëse vuani nga zbokthi, tashmë mund të përdorni vazelinën si shpëtimin tuaj. Aplikojeni në lëkurën e kokës para dushit dke u siguruar që ka depërtuar mirë në lëkurë
-Pastrues makeupi- Me anë të një pambuku me vazelinë mund të pastroni tërësisht make-upin.
-Qetëson djegiet- Në rast se keni ndonjë shenjë djegie ose skuqje, ju mund të përdorni vazelinën si një krem multifuksional vertet magjik.