Rreth Nesh

HISTORIKU:

- NATYRAL VITA është një markë produktesh natyrale në PARFUMERI dhe KOZMETIKË. Kjo u krijua me synimin e importimit, eksportimit dhe shpërndarjes së produkteve të saj në treg, po ashtu edhe të produkteve ekskluzive të markave të njohura nga e gjithë bota. Produktet tona janë të certifikuara dhe të kontrolluara, ato dallohen për përmbajtjen natyrale të tyre të cilat përgatiten nga profesionistë të njohur të fushës.
- NATYRAL VITA  ka një gamë të gjerë dhe të larmishme produktesh: Gama e plotë mbulon të gjitha nevojat e mirëqenies së shëndetit, trajtimit të fytyrës, flokëve dhe trupit. Kjo firmë nxjerr më shumë se 1000 produkte të reja në vit, shumë prej të cilave janë unike në treg.
- Ajo që i karakterizon produktet e NATYRAL VITA-s është natyraliteti dhe dobia e tyre pa efekte anësore.
- Tek NATYRAL VITA mund të zgjedhësh mes shumë trajtimeve, produktin me përbërës aktiv që kënaq më shumë shqisat e tua ndjesore nisur nga; aroma delikate apo aroma intensive që hidratojnë lëkurën tuaj duke e bërë të butë dhe të shndritshme.

SHERBIMI:

- NATYRAL VITA  beson në bukurinë natyrale duke i dhënë përparësi “mësimeve” që na ofron natyra. Harmonia, ekuilibri dhe mirëqenia janë hapi i parë i çdo formule, dhe këtë e dëshmojnë pikërisht 300 përbërësit aktiv natyral që janë pjesë e një trashëgimie të çmuar përbërësish kozmetik.
- NATYRAL VITA  i përgjigjet të gjitha nevojave tuaja të bukurisë. Ju mund të blini parfumet tuaja të preferuara, produktet kozmetike ose te provoni diçka krejtësisht të re. Me produktet tona të mrekullueshme, ju jeni të gati të gjeni diçka që është unike për ju.
- Seksioni i dhuratave është një tjetër sugjerim nga NATYRAL VITA e përzgjedhur për të kënaqur miqtë tuaj, familjen dhe bashkëpunëtorët tuaj sigurisht.
- Jemi Marka Ideale kur dëshironi të zgjidhni produkte natyrale bimore që të bëjnë të ndihesh më mirë dhe më i/e veçantë.
- Ne jemi këtu që t’i bëjmë klientët tanë të ndihen komod. Mbështetur në përvojën shumë vjecare, stafi ynë është në dispozicion 7 ditë në javë për t’iu ndihmuar në blerjet tuaja.

FILOZOFIA JONE:

- Ne kemi një staf të kualifikuar, me shumë ekperiencë dhe të motivuar.
- Kemi shpirtin dhe pasionin e profesionistit për të arritur të gjitha qëllimet tona.
- Vlerat, standardet dhe cilësia janë më të rëndësishmet për Ne.

VLERAT TONA:

- Tipari dallues i shërbimeve tona është: cilësia, shumëllojshmëria, profesionalizmi, eksperienca, respekti dhe puna me përkushtim.
  - Pika jonë më e fortë ka qenë tradita dhe cilësia, ndërsa risia dhe fantazia na kanë lejuar të ofrojmë zgjidhje origjinale për nevojat e çdo klienti.
- NATYRAL VITA kujdeset që të merrni më të mirën nga natyra.

MISIONI YNE:

Patentat ekskluzive dhe risitë nga firmat më të njohura që bashkëpunojnë me NATYRAL VITA janë të shumta. Përbërësit aktiv me origjinë natyrale kombinohen duke përdorur teknologjitë më të avancuara.
- Çdo produkt kontrollohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe qendrat e prodhimit janë të certifikuara nga “Sistemi i Cilësisë ISO 9002”.
- Ne punojmë, me përgjegjësi sociale dhe kontribuojmë për një jetë më cilësore ndaj klientit tonë të shtrenjtë, duke qenë gjithmonë një hap përpara.

NATYRAL VITA
Për një Bukuri Natyrale