Himalayan Salt 800gr

Kripë Himalaje Kokërr E Imët

Përbërja: 100% kripë himalaje e bluar hollë. Nuk përmban jod dhe përbërës të tjerë shtesë, të pa rafinuar.

Vetitë Shëruese:

Kripa e Himalajës është ndryshe nga kripa e zakonshme që ne përdorim në kuzhinë.Kjo kripë është e pasur me kripëra minerale, e cila  është e vetmja kripë që ka strukturë të përkryer kristalore.

Kripa e detit përmban minerale të rëndësishme për jetën e njerëzve dhe përbërësit kryesorë janë sodium (Na) and chlorine (Cl) por në variacion mund të ketë dhe potas, hekur e zink. Në kripë mund të gjenden dhe gjurmë të metaleve të tjera të rënda si plumbi. Natriumi është përbërësi më negativ i kripës dhe nga testimet që janë bërë në disa njerëz në pjesën më të madhe të tyre u vune re probleme me hipertensionin dhe një risk të madh për problemet kardiovaskulare.

Sëmundjet koronare janë më të shpeshta kryesisht tek përdoruesit e kripës. Këto rezultate na çojnë në teorinë që helmet e bardha duhen mënjanuar në ushqimin tonë të përditshëm, pra kripa e sheqeri duhen sa më rrallë për një jetë të shëndetëshme. Disa studiues mendojnë se kripa e tavolinës apo kripa e jodizuar është e nevojshme për njerëzit që kanë mungesa të jodit, të cilët këtë element e marrin përmes kësaj kripe.

Përballë kripës së tavolinës kemi kripën e Himalajeve e cila përmban hekur, i cili i jep dhe ngjyrën rozë.
Kur nxirret nga guri, ajo është e njëjtë me atë që është depozituar në mal para mijëra vjetësh. Është jashtëzakonisht e përshtatshme për njerëzit që ndjekin një dietë të shëndetshme dhe për atletët.

Ajo përdorët kryesisht për stimulimin e qarkullimit të gjakut, relaksimit të trupit, ul tensionin e lartë të gjakut, relakson muskujt si dhe eleminon helmet nga trupi.

Kripa e himalajës posedon mbi 84 minerale. Konsumimi i rregullt i kësaj kripe ofron mineralet thelbësore. Kjo kripë lehtëson simptomat e artritit, psoriazës, herpsit dhe simptomat e gripit dhe etheve.

Ndryshe nga kripa e detit nevojitet shumë më pak sasi e kripës minerale, për shkak të aromës së fortë dhe pastërtisë së saj. Disa hulumtues kanë dalë në përfundimin se kripa e Himalajes së bashku me lëngun e limonit ndihmojnë në trajtimin e dhimbjeve të kokës.

  1. Rregullon nivelin e sheqerit në gjak, rrit përçueshmërinë tek qelizat nervore për  përpunimin e informacionit, pastron sinuset, vepron si një element i fortë kundër depresionit dhe  rrit sistemin imunitar.
  2. Kufizon rrezikun e mbajtjes së ujit nga trupi dhe hipertensionin, sepse ka një sasi të reduktuar të klorurit të natriumit. Kontroll të nivelit të ujit, të pranishëm në trup dhe rregullimin e tij në mënyrë që të garantojë funksionimin e duhur.
  3. Nxit ekuilibrimin e një pH të qëndrueshëm në qeliza, përfshirë ato të trurit.
  4. Ndihmon në reduktimin e shenjave të plakjes
  5. Nxit përmirësimin e aftësisë thithëse të stomakut ndaj elementeve ushqyes të pranishëm në ushqim.
  6. Ndihmon frymëmarrjen dhe qarkullimin e gjakut.
  7. Redukton ngërçet.
  8. Rrit forcën e kockave
  9. Ndihmon në punën e veshkave, në kundërshtim me kripën e zakonshme të kuzhinës.
  10. Favorizon një gjumë më të mirë dhe të rregullt.
  11. Ofron një ndihmë natyrale në dëshirën seksuale.
  12. Rigjeneron organizmin

Përdorimi:  Kripa rozë përdoret në gatim. Ajo mund të përdoret edhe për qëllime të tjera,si për shembull për eksfoljim, në vaskë për relaksim dhe tonifikim të lëkurës, për lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve, si solucion për gargarë, në rastin e dhimbjes së fytit dhe rrufës.

Këshilla: Të ruhet në ambient të thatë, larg lagështirës.

Per shendetin