20 ml
Vaj i Pemës së Cajit
Përbërja: Vaj i Pemës së Cajit 100 %.
Vetitë shëruese: Vaji i pemës së çajit përmban shumë veti antibakteriale, antimykotike,antivirale, anti-inflamatore dhe stimulon mirëfunksionimin e sistemit imunitar. Është një vaj esencial shumë i koncentruar, mjaftojnë vetëm disa pika dhe tretet shumë lehtë. Përdoret për të kuruar sëmundje të ndryshme si problemet e lëkurës, problemet me frymëmarrjen, alergjitë e ndryshme dhe rrufën.
Zbut kutikulat e thata të thonjve : Duke qenë se vaji i pemës së çajit ka veti anti-mykotike arrin të qetësojë lëkurën e thatë të thonjve. Doza: Hidhni 5 pika nga vaji i pemës së çajit dhe 1 lugë vaj ulliri. me një tampon pambuku lyeni kutikulat dhe me pas pritini. Ju mund të hidhni gjithashtu disa pika të këtij vaji në manikyr. Thonjtë tuaj do të jenë më të fortë.
Lufton mykun e thonjve të këmbës: Myku i thonjve të këmbës ose ‘’këmba e atletit’’ është një inflamacion dermatik shumë i përhapur. Doza: Në një legen shtoni ujë të vakët, 10 pika vaj rozmarine dhe 10 pika të vajit të pemës së çajit. Më pas masazhoni këmbët ndërkohë që i mbani në ujë. Ky veprim duhet bërë 5 herë në javë.
Kuron aknet : Aknet nuk janë edhe aq të dashura për fytyrën. Vaji i pemës së çajit mund t’ju ndihmojë t’i kuroni dhe t’i zhdukni dalëngadalë. Kujdes ai nuk duhet aplikuar kurrë i vetëm në lëkurë. Doza: Në një kontenitor hidhni 5 pika vaj të pemës së çajit, 3 lugë vaj lini, 10 pika ujë dhe pak uthull molle. Përdoreni këtë maskë dy herë në ditë, në mëngjes dhe para se të flini gjumë. Fytyra juaj do të duket shumë ndryshe pas disa ditësh.
Qetëson kollën e thatë dhe rrufën: Doza:Ju mund të shtoni disa pika vaj të pemës së çajit në çajërat tuaj të preferuar ose mund të zieni 100 ml ujë, 1 lugë kanellë dhe 10 pika vaj të pemës së çajit. Kjo përzierje rekomandohet të konsumohet esull për të gjitha moshat.
Këshilla: - Të ruhet në ambjent të thatë larg lagështirës, dritës & nxehtësisë.
Produkti është i cilësisë së parë natyral, origjinal bio ORGANIK 100%
Për shërbime kontaktoni me NATYRAL VITA distributor zyrtar në SHQIPERI, KOSOVE, MAQEDONI, SERBI, MALI I ZI & BOSNJE
Cel: 0035568557752 ose 00355697679015
E-mail: hamzai04@yahoo.com Facebook + Instagram: Natyral Vita Europe
Webiste: www.natyralvita.com