Turmeric Liquid

100 ml

Likuid Shafrani Indian

Përbërja: Likuid Shafrani Indian 100 %,

Vetitë shëruese: Turmeriku dhe komponentat e tij antioksiduese, curcuminoidet ofrojnë shumë përfitime për shëndetin, nga funksionimi i trurit, lehteson problemet me përqëndrimin dhe memories, deri te shëndeti digestiv dhe kujdesi për lëkurën. Rrënjët e kësaj bime antike e njohur shkencërisht si Curcuma Longa, janë përdorur me shekuj si erëz, tonik shëndetësorë, dhe ngjyrë për ushqimin. Edhe sot shumë nga ne i marrim përfitimet nga turmeriku dhe kurkumini nga suplementet, kremat për lëkurë dhe pijet nga turmeriku. Nuk janë më pak se plot 5600 studime të ndryshme mbi efektet e tij. Përdorimi i tij daton shekuj më parë dhe sot njihet si një nutrient i fuqishëm ne luften kunder kancerit.  Kurkumina është pigmenti i verdhë i ekstraktuar nga turmeriku dhe njihet ndryshe si kurkuminoide. Kurkumina vetë ka demonstruar veti të pabesueshme kunder kancerit. Lidhja që ekziston midis turmerikut dhe qelizave kancerogjene, është studiuar, ku eshte vertetuar se kurkumina lufton kancerin e gjirit, prostatës, mëlcisë, zorrës së trashë dhe pankreasit, duke ndaluar ndarjen e qelizave kancerogjene apo duke ndërhyrë në apoptozë, vdekjen e programuar qelizore, e cila është një përgjigje natyrale e trupit që largon qelizat e dëmtuara nga organizmi. Dhe këtë e bën pa dëmtuar qelizat e shëndosha, ndryshe nga kimioterapia. Ndihmon gjithashtu edhe ne rritjen e imunitetit por edhe vepron si nje antiinflamator i shkelqyer. Turmeriku për shqetësimet e zorrëve: Turmeriku mund të ndihmoj në lehtësimin e stomakut pasi të keni ngrënë diçka të yndyrshme ose pikante. Gjithshtu mund të ndihmoj me gazërat, mbështet tretjen dhe qetësoj lëvizjet abnormale të muskujve që rezultojnë nga komplikime digjestive. Gjithashtu mund tju ndihmoj të ri-hidratoheni pas ndonje diareje pasiqë përmban kalium dhe magnez.

Turmeriku si ndihmues për tretje:          Turmeriku përmban shumë vitamina, minerale, antioksidant dhe fitokemikate që kanë efekt qetësues në sistemin gastrointestinal dhe që ofrojnë mbështetje për tretjen. Turmeriku gjithashtu mund të ndihmojë në luftimin e disa shqetësimeve dhe ta ndihmojë pastrimin e zorrëve. Herbalistët e kanë përdorur për shekuj me radhë si përtëritës për mëlçinë. Gjithashtu për shkak të përfitimeve për tretjen disa njerëz përdorin turmerik kur duan të humbin peshë.

Turmeriku për lëkurën: Turmeriku është i mirë për lëkurën tuaj kur merret si suplement për shkak të efekteve antioksidative që posedon, por gjithashtu përdoret edhe në kremat për fytyrë për ta përmirësuar cilësinë e lëkurës.

Turmeriku për shëndetin e nyjeve: Turmeriku ndihmon shëndetin e nyjeve për shkak të tipareve si anti-inflamator, analgjetik.

Studimet klinike, shumica prej tyre, tregojnë rezultate fantastike nisur nga ekstakti, jo vetëm pluhuri I turmerikut. Vetëm 3% e peshës së turmerikut pluhur është kurkumin që ka efekte kaq të mira. Ndërsa në ekstraktin e turmerikut, përqëndrimi është më I madh, deri në 95%. Diçka që duhet pasur paraysh kur marrim turmeric ose kurkuminë në çfarëdo forme, është fakti që organizmi nuk e absorbon lehtë. Turmeriku është i tretshëm në vaj, që d.m.th. nuk do të absorbohet lehtë pa prezencën e yndyrës ose vajit.  

Përdorimi: Një lugë [çaji] nga Likuidi Shafranit Indian në mëngjes dhe në mbrëmje pas buke në një filxhan me qumësht ujë ose caj sipas dëshirës, përdoret deri në normalizim të gjëndjes.     

Këshilla: - Të ruhet në ambjent të thatë larg lagështirës, dritës & nxehtësisë.

Produkti është i cilësisë së parë natyral, origjinal bio ORGANIK 100%

Për shërbime kontaktoni me NATYRAL VITA distributor zyrtar në SHQIPERI,  KOSOVE, MAQEDONI, SERBI, MALI I ZI & BOSNJE

Cel: 0035568557752 ose 00355697679015 

E-mail: hamzai04@yahoo.com   Facebook + Instagram: Natyral Vita Europe  

Webiste: www.natyralvita.com