100 ml
Likuid Xhinxheri
Përbërja: Likuid Xhinxheri 100 %,
Vetitë shëruese: Xhinxheri është një thesar i çmuar, ashtu si kurkuma, i cili është i pasur me veti dhe përfitime shëndetësore, ku shkenca po thellohet gradualisht. Në të gjitha format qe e marrim xhinxherin, duket se ruan efektet maksimale ani-inflamatore, efekte mjaft të dukshme terapeutike për stomakun, efekt qetësues dhe rregullues të sistemit tretës, lehtëson tretjen.
1- Xhinxheri si një qetësues natyral: Një studim i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Kopenhagenit, ka treguar se xhinxheri, në formën e ekstraktit, ka efekte të rëndësishme si qetësues dhe si anti-inflamator, i barabartë me ilaçet që kanë të njëjtin qëllim, siç është ibuprofeni.
2- I pasur me antioksidantë : Xhinxheri është një burim i antioksidantëve, që nuk duhen nënvlerësuar. Kërkimet shkencore kanë arritur në përfundim se vetitë antioksidante të xhinxherit janë meritë e xhinxherolit, një substancë, e cila kontribuon në vetitë anti-inflamatore të xhinxherit. Xhinxheroli është komponenti aktiv kryesor i xhinxherit dhe është përgjegjës për një pjesë të madhe të vetive shëndetësore të këtij përbërësi dhe ilaçi natyral.
3- Redukton dhimbjen e muskujve: Një studim i kryer mbi xhinxherin tregoi se xhinxheri është i dobishem për të reduktuar ndjeshëm dhimbjen e muskujve, sidomos kur ato janë të lidhura me ushtrime fizike dhe stërvitje në palestër. Konsumimi i xhinxherit mund të mos ketë efekt të menjëhershëm, por redukton dhimbjen e muskujve ditë pas dite.
4- Ul nivelin e kolesterolit: Niveli i lartë i kolesterolit LDL, është i lidhur me rritjen e rrezikut për problemet e zemrës.
Përdorimi: Një lugë [çaji] nga Likuidi Xhinxherit në mëngjes dhe në mbrëmje pas buke në një filxhan me qumësht ujë ose caj sipas dëshirës, përdoret deri në normalizim të gjëndjes.
Këshilla: - Të ruhet në ambjent të thatë larg lagështirës, dritës & nxehtësisë.
Produkti është i cilësisë së parë natyral, origjinal bio ORGANIK 100%
Për shërbime kontaktoni me NATYRAL VITA distributor zyrtar në SHQIPERI, KOSOVE, MAQEDONI, SERBI, MALI I ZI & BOSNJE
Cel: 0035568557752 ose 00355697679015
E-mail: hamzai04@yahoo.com Facebook + Instagram: Natyral Vita Europe
Webiste: www.natyralvita.com