Lajini mirë flokët përpara se të përdorni kënanë dhe thajini me peshqir.
Hidhni të gjithë sasinë e tubetit dhe më pas hidhni dhe paketat No. 2 në një tas plastic dhe përzijini mirë për 2-3 minuta me një lugë plastike.
Më pas, aplikoni menjëherë përzierjen në flokë duke përdorur një furcë për lyerjen e flokëve. Masën aplikojeni nga rrënja deri tek maja e flokëve në mënyrë që të përhapet e gjithë kënaja në flokët tuaj.
Pasi ta keni aplikuar kënanë, lëreni për 30-45 minuta për të marrë rezultatin e dëshiruar.