
Cfarë është kolagjeni?
Kolagjeni është proteina në sasi më të madhe në organizëm, veçanërisht tipi 1 i tij.
Kolagjeni gjendet në muskuj, kocka, lëkurë, enët e gjakut, sistemin tretës dhe ligamente. Ai ndihmon për t’i dhënë lëkurës sonë fortësi dhe elasticitet, gjatë zëvendësimit të qelizave të vdekura. Në kyçet tona, kolagjeni është “ngjitësi“ që mban trupin tonë të bashkuar.
Prodhimi i kolagjenit në trupin tonë fillon të ngadalësohet me kalimin e moshës.
Në pakësimin e prodhimit të ndikojnë dhe faktorë të tjerë, si konsumi i tepërt i sheqerit, duhanpirja dhe ekspozimi i gjatë në diell. Nga studimet, është arritur në përfundimin që mungesa e kolagjenit është si pasojë e një sërë faktorësh, si defekte gjenetike, dietat e varfra me përmbajtje kolagjeni, defiçenca ushqyerje dhe probleme të tretjes, të cilat krijojnë probleme në prodhimin (sintezën) e kolagjenit.
Cilat janë përfitimet qe ne marrim nga kolagjeni?
- Përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve
Rritja e nivelit të kolagjenit ju ndihmon që lëkura juaj të duket më e lëmuar, elastike, dhe bën që qelizat e lëkurës të rinohen dhe riparohen normalisht.
Studimet mbi vetitë anti-plakje të kolagjenit kanë dalë në përfundimin se 2.5-5 gram kolagjen i hidrolizuar i përdorur nga femrat e moshës 35-55 vjeç, një herë në ditë për 8 javë, kanë përmirësuar në mënyrë të dukshme elasticitetin e lëkurës, dehidratimin transepidermal (tharjen), dhe ashpërsinë e lëkurës, pa patur efekte anësore. Kjo, e bën kolagjenin një nga përbërësit më të mirë natyralë për kujdesin ndaj lëkurës.
Kur lëkura humbet elasticitetin, si rezultat i pakësimit të kolagjenit ndodh një tjetër efekt: celulit më i dukshëm. Për shkak se lëkura juaj tashmë është më e hollë, celuliti del më në pah. Përmirësimi i elasticitetit të lëkurës nëpërmjet kolagjenit, bën që celuliti juaj të reduktohet.
- Redukton dhimbjet dhe degjenerimin e kyçeve
Keni ndjerë ndonjëherë dhimbje të kyçeve kur i lëvizni? Kjo ndodh për shkak të pakësimit të kolagjenit; tendinat dhe ligamentet lëvizin më me vështirësi, si pasojë kyçet ngurtësohen dhe enjten.
Me trajtën xhelatinoze, strukturën e butë që mbulon dhe mban eshtrat tona të bashkuara, kolagjeni na lejon të lëvizim pa dhimbje. Mendoni që, marrja e kolagjenit është si grasatimi i menteshave të derës: ndihmon kyçet tuaja të lëvizin lehtësisht, redukton dhimbjet që shpesh vijnë me kalimin e moshës, si dhe redukton rrezikun e degjenerimit të kyçeve.
- Përshpejton metabolizmin, rrit masën muskulare dhe energjinë.
Marrja e kolagjenit ndihmon në rritjen e metabolizmit të organizmit, duke forcuar masën muskulare dhe ndihmuar me konvertimin e ushqyesve themelorë. Një nga rolet më kryesore të glicinës është formimi i indeve muskulore, duke konvertuar glukozën në energji që ushqen qelizat muskulore.
Duhet të keni parasysh që mirëmbajtja e masës muskulore është thelbësore për moshën tuaj, duke qënë që ndihmon lëvizjen, shëndetin kockor dhe djeg më shumë kalori. Kur konsumoni kolagjen, ju mund të përfitoni më shumë, duke konsumuar dhe vitaminë C, në mënyrë që trupi të mund të konvertojë kolagjenin në një proteinë të dobishme. Kjo bën që ju të rikuperoni burimin e energjisë dhe vitalitetit.
- Forcon flokët, thonjtë dhe dhëmbët
Proteina e kolagjenit është “tulla” ndërtuese për thonjtë, flokët dhe dhëmbët. Shtimi i kolagjenit të regjimin tuaj ushqimor ndihmon në shëndetin e thonjve dhe pakëson rënien e flokut.
- Përmirëson shëndetin e mëlçisë
Nëse ju po përpiqeni të detoksifikoni trupin tuaj nga toksinat, të përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe të mbani zemrën tuaj të re, kolagjeni është shumë i dobishëm. Kjo, për shkak se glicina ndihmon në minimizimin e dëmtimeve të mëlçisë gjatë përthithjes së substancave të huaja, toksinave ose alkoolit.