Vitamina E i takon grupit të vitaminave që treten në yndyrna që do të thotë që vihet në lidhje dhe riciklohet me yndyrën e trupit. Në rend të parë Vitamina E ndihmon mirë lëkurën, flokët dhe lëkuren mukozale. Por, merr pjesë edhe në ndërtimin e muskulaturës, indeve lidhore dhe enëve të gjakut. Trupi ka nevojë për vitaminen E që të mund të krijohet sistemi imun stabil. Ndihmon muret e qelizave nga lidhjet agresive me komponimet e oksigjenit, në atë formë që kap radikalet e lira dhe i bën të padëmshme.
Përfitimet qe marrim prej saj:
- Lufton dhe parandalon prodhimin e radikaleve të lira
- Ul rrezikun e infeksioneve të mushkërive dhe traktit respirator
- Zvogëlon rrezikun e kancerit të prostates
- Përmirëson nivelin e sheqerit në gjak
- Lufton toksinat dhe mbron indet e lëkurës, syve, mëlcisë dhe gjirit
- Stabilizon yndyrnat në gjak dhe parandalon aneminë
- Parandalon sterilitetin
- Forcon muskujt
- Forcon shikimin
- Zvogëlon dhimbjet e gjirit dhe lehtëson crregullimet menstruale
- Forcon flokët
Mungesa e vitamins E mund të shkaktojë:
- Sëmundje të mëlcisë
- Zhvillim jo normal të fëmijëve dhe lindje nën peshë
- Probleme me shikimin
- Humbje të fuqise së muskjuve
- Shqetësime në veshka
- Infeksione në lëkurë
- Anemi
- Gurë në tëmth
Burimi kryesor i ushqyerjes së vitaminës E janë bimët dhe në veçanti, farat dhe të gjitha vajrat që janë nxjerrë prej tyre, si vaji i lulediellit, i farave të lirit etj.
Të gjitha këto vajra janë jashtëzakonisht të pasura me tokoferol, përbërës kryesor i kësaj vitamine të mrekullueshme. Por edhe perimet dhe pemët, si dhe drithërat janë plot me vitaminë E. Frutat e thata dhe në veçanti arra, lajthi dhe bajame përmbajnë një sasi të mirë dhe në përdorim të menjëhershëm. Por të marrë sa më shumë vitaminë E duhet të konsumoni ushqime të papërpunuara: procesi i gatimit, në fakt, shpërndan përmbajtjen e vitaminës në ushqim.
Mirëqenia e trupit tonë natyrisht fillon nga tavolina dhe nga ajo që hamë çdo ditë. Por si ta ndihmoni trupin tuaj, që të lodhet më pak për të gjetur ushqimet që ndikojnë në mirëqenien tuaj? Ushqimet e pasura me vitaminë E janë ato me origjinë bimore, si fara dhe vajra, çereale integrale, fruta (kajsi të freskëta dhe të thata), veçanërisht ato të thata, perime (spinaq, brokoli dhe domate), lajthi, arra, bajame, fistikë dhe arra pishe, avokado, qumësht (lope) si dhe derivatet e saj, kos dhe djathë.